Add parallel Print Page Options

Atëherë Salomoni mblodhi në prani të tij në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe tërë krerët e fiseve, prijësit e familjeve të Izraelit, për të çuar arkën e besëlidhjes të Zotit në qytetin e Davidit, domethënë në Sion.

Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e Ethanimit, që është muaji i shtatë.

Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe priftërinjtë morën arkën;

dhe çuan lart arkën e Zotit, çadrën e mbledhjeve dhe tërë orenditë e shenjta që ishin në çadër. Priftërinjtë dhe Levitët i mbartën këto gjëra.

Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u mblodhën bashkë me të përpara arkës dhe flijuan një numër aq të madh delesh dhe qesh, që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.

Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e saj, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.

Në fakt kerubinët i shtrinin krahët e tyre mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.

Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre dukeshin nga vendi i shenjtë, përpara shenjtërores, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri në ditën e sotme.

Në arkë nuk kishte asgjë tjetër veç dy pllakave prej guri që Moisiu kishte depozituar në malin Horeb, kur Zoti bëri një besëlidhje me bijtë e Izraelit, pas daljes së tyre nga vendi i Egjiptit.

10 Por ndodhi që, ndërsa priftërinjtë po dilnin nga vendi i shenjtë, reja e mbushi shtëpinë e Zotit,

11 dhe priftërinjtë nuk mundën të qëndrojnë për të shërbyer për shkak të resë, sepse ladvia e Zotit mbushte shtëpinë e tij.

12 Atëherë Salomoni tha: "Zoti ka thënë se do të banojë në një re të dendur.

13 Unë kam ndërtuar për ty një shtëpi madhështore, një vend ku ti do të banosh për gjithnjë".

14 Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit, ndërsa tërë asambleja e Izraelit rrinte në këmbë.

15 Dhe tha: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ka premtuar me gojën e tij atit tim David dhe që e ka mbajtur premtimin e dhënë me anë të fuqisë së tij, duke thënë:

16 "Nga dita që nxora popullin tim të Izraelit nga Egjipti, unë nuk kam zgjedhur asnjë qytet midis tërë fiseve të Izraelit për të ndërtuar një shtëpi, ku emri im të qëndronte, por kam zgjedhur Davidin që të mbretërojë mbi popullin tim të Izraelit".

17 Por Davidi, ati im, e kishte në zemër të ndërtonte një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit;

18 por Zoti i tha Davidit, atit tim: "Ti ke pasur në zemër të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, dhe bëre mirë të kesh një gjë të tillë në zemër;

19 por nuk do të jesh ti që do të ndërtosh tempullin, do të jetë përkundrazi biri yt që do të dalë nga barku yt; do të jetë ai që do të ndërtojë tempullin në emrin tim".

20 Kështu Zoti e mbajti fjalën që kishte thënë; dhe unë zura vendin e Davidit, atit tim, u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte thënë Zoti, dhe ndërtova tempullin në emër të Zotit, Perëndisë të Izraelit.

21 Atje kam përgatitur një vend për arkën, në të cilën ndodhet besëlidhja e Zotit, që ai lidhi me etërit tanë kur i nxori nga vendi i Egjiptit".

22 Pastaj Salomoni u vendos para altarit të Zotit, përballë tërë asamblesë së Izraelit, shtriu duart në drejtim të qiellit

23 dhe tha: "O Zot, Perëndia i Izraelit, nuk ka asnjë Perëndi të ngjashëm me ty as atje lart në qiell, as këtu poshtë në tokë! Ti e ruan besëlidhjen dhe tregohesh shpirtmadh me shërbëtorët e tu që ecin para teje me gjithë zemër.

24 Ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, ti mbajte atë që i kishe premtuar; po, sot ke kryer me dorën tënde atë që kishe premtuar me gojën tënde.

25 Tani, pra, o Zot, Perëndi i Izraelit, mbaje premtimin që i kishe bërë Davidit, atit tim, duke thënë: "Ty nuk do të të mungojë asnjëri nga ata që ulen para teje mbi fronin e Izraelit, nëqoftëse bijtë e tu të kenë kujdes sjelljen e tyre dhe të ecin para meje si ke ecur ti".

26 Prandaj të lutem tani, o Perëndi i Izraelit, të plotësosh fjalën që i ke thënë shërbëtorit tënd David, atit tim!

27 Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!

28 Megjithatë o Zot, Perëndia im, dëgjo me vëmendje lutjen e shërbëtorit tënde dhe kërkesën e tij, duke dëgjuar thirrjen dhe lutjen që shërbëtori yt larton sot para teje.

29 Sytë e tu u drejtofshin natë e ditë në këtë tempull, drejt vendit për të cilin ke thënë: "Aty do të jetë emri im," për të dëgjuar lutjen që shërbëtori yt do të të bëjë duke t’u drejtuar nga ky vend.

30 Dëgjo lutjen e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd të Izraelit kur do të të luten duke t’u drejtuar nga ky vend. Dëgjo nga vendi ku ti banon në qiejt; dëgjo dhe fal.

31 Në qoftë se dikush mëkaton kundër të afërmit të tij dhe, duke qenë i detyruar të betohet, vjen të betohet para altarit tënd në këtë tempull,

32 ti dëgjoje nga qielli, ndërhy dhe gjyko shërbëtorët e tu; dëno fajtorin, duke bërë që të bjerë mbi kokën e tij sjellja e tij dhe shpalle të drejtë të pafajshmin duke i dhënë atë që i takon sipas së drejtës së tij.

33 Kur populli yt i Izraelit do të mundet para armikut sepse ka mëkatuar kundër teje, në rast se kthehet te ti dhe lavdëron emrin tënd, në rast se të lutet dhe të stërlutet në këtë tempull,

34 ti dëgjoje nga qielli dhe fale mëkatin e popullit tënd të Izraelit, dhe ktheje në vendin që u ke dhënë etërve të tyre.

35 Kur qielli do të mbyllet dhe nuk do të ketë më shi sepse kanë mëkatuar kundër teje, në qoftë se luten duke t’u drejtuar nga ky vend, në qoftë se lavdërojnë emrin tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre sepse i ke dëshpëruar shumë,

36 ti dëgjoji nga qielli, fale mëkatin e shërbëtorëve të tu dhe të popullit tënd të Izraelit, duke u treguar rrugën e mirë nëpër të cilën duhet të ecin, dhe dërgo shiun mbi tokën që i ke dhënë si trashëgimi popullit tënd.

37 Kur vendi të preket nga zia e bukës ose murtaja, nga ndryshku apo nga bloza, nga një dyndje karkalecash dhe krimbash, kur armiku ta rrethojë popullin tënd në vendin e qyteteve të tua, kur të pëllcasë një fatkeqësi apo një epidemi çfarëdo,

38 çdo lutje, çdo kërkesë që do të të drejtohet nga çfarëdo personi apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili të ketë pranuar plagën e zemrës së tij dhe të ketë shtrirë duart në drejtim të këtij tempulli,

39 ti dëgjoje nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe fal, ndërhy dhe jepi secilit sipas sjelljes së tij, ti që njeh zemrën e secilit; (në të vërtetë vetëm ti ua njeh zemrën gjithë bijve të njerëzve),

40 me qëllim që ata të kenë frikë prej teje tërë kohën që do të jetojnë në vendin që u ke dhënë etërve tanë.

41 Edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd të Izraelit, kur të vijë nga një vend i largët për shkak të emrit tënd,

42 (sepse do të dëgjohet të flitet për emrin tënd të madh, për dorën tënde të fuqishme dhe për krahun tënd të shtrirë) kur të vijë të të lutet duke t’u drejtuar nga ky tempull,

43 ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, dhe jepi të huajit tërë ato që kërkon, me qëllim që tërë popujt e dheut të njohin emrin tënd dhe kështu të kenë frikë prej teje, ashtu siç bën populli yt i Izraelit, dhe të dinë që emri yt përmëndet në këtë tempull që kam ndërtuar.

44 Kur populli yt të dalë në luftë kundër armikut të tij, duke ndjekur rrugën që i tregove, në rast se i luten Zotit dhe duke iu drejtuar qytetit të zgjedhur prej teje dhe tempullit që ndërtova në emrin tënd,

45 dëgjo nga qielli lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre.

46 Kur të mëkatojnë kundër teje (sepse nuk ka njeri që nuk mëkaton) dhe ti, i zemëruar me ta, do t’i braktisësh në dorë të armikut dhe ai do t’i shpërngulë në vendin e tij, afër apo larg,

47 në rast se në vendin ku janë shpërngulur vijnë në vete, në rast se kthehen te ti dhe të luten nga vendi ku i kanë prurë si robër dhe thonë: Kemi mëkatuar, kemi vepruar në mënyrë të padrejtë, kemi bërë të keqen,,"

48 në rast se kthehen nga ana jote me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt në vendin e armiqve që i kanë shpërngulur dhe të luten duke u kthyer nga vendi që ti u ke dhënë etërve të tyre, nga qyteti që ti ke zgjedhur dhe nga tempulli që unë kam ndërtuar në emrin tënd,

49 ti dëgjo nga qielli, nga vendbanimi yt, lutjen dhe kërkesën e tyre dhe përkrahe çështjen e tyre,

50 dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje për të gjitha shkeljet që ka bërë kundër teje dhe bëj që të gjejnë mëshirë pranë atyre që i kanë shpërngulur, me qëllim që këta të fundit të tregohen të mëshirshëm me ta,

51 (sepse ata janë populli yt dhe trashëgimia jote, ata që nxore nga Egjipti, nga një furrë hekuri).

52 Mbaji sytë e hapur ndaj lutjes së shërbëtorit tënd dhe lutjes së popullit tënd të Izraelit, në mënyrë që të plotësosh tërësisht gjithë ato që të kërkojnë,

53 sepse ti i ke veçuar nga të gjithë popujt e tokës që të jenë trashëgimia jote, sipas atyre që ke shpallur me anë të shërbëtorit tënd Moisi, ku nxore nga Egjipti etërit tanë, o Zot, o Zot!".

54 Kur Salomoni mbaroi së drejtuari Zotit tërë këtë lutje dhe kërkesë, ai u ngrit para altarit të Zotit ku ishte gjunjëzuar me duart e shtrira në drejtim të qiellit.

55 Pastaj u ngrit dhe bekoi tërë asamblenë e Izraelit me zë të lartë, duke thënë:

56 "I bekuar qoftë Zoti, që i dha paqe popullit të Izraelit, sipas gjithë atyre premtimeve që kishte bërë; as edhe një fjalë e vetme nuk mbeti pa u zbatuar nga të gjitha premtimet e bëra prej tij me anë të shërbëtorit të tij Moisi.

57 Zoti, Perëndia ynë, qoftë me ne ashtu siç ka qenë me etërit tanë; mos na lëntë dhe mos na braktistë,

58 por t’i kthejë zemrat tona nga ai, me qëllim që ne të ecim në të gjitha rrugët e tij dhe t’u bindeni urdhërimet e tij, statutet e tij dhe dekretet e tij që u ka parashtruar etërve tanë.

59 Këto fjalë, që i kam drejtuar si lutje Zotit, mbetshin pranë Zotit, Perëndisë tonë, ditë e natë, me qëllim që Ai të përkrahë çështjen e shërbëtorit të tij dhe çështjen e popullit të tij, sipas nevojës së përditshme,

60 me qëllim që tërë popujt e dheut të pranojnë që Zoti është Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër veç tij.

61 Le të jetë, pra, zemra juaj e dhënë plotësisht Zotit, Perëndisë tonë, për të ndjekur statutet e tij dhe për të respektuar urdhërimet e tij, si po bëni sot!".

62 Pastaj mbreti dhe tërë Izraeli bashkë me të ofruan flijime përpara Zotit.

63 Salomoni flijoi si flijim falënderimi, që ai i ofroi Zotit, njëzet e dy mijë lopë dhe njëqind e njëzet mijë dele. Kështu mbreti dhe tërë bijtë e Izraelit ia kushtuan shtëpinë e Zotit.

64 Po atë ditë mbreti shenjtëroi pjesën qendrore të oborrit, që ndodhet përpara shtëpisë të Zotit; në fakt atje ai ofroi olokauste, blatimet ushqimore dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit, sepse altari prej bronzi, që ndodhet përpara Zotit, ishte tepër i vogël për të nxënë olokaustet, blatimet e ushqimit dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit.

65 Në atë kohë Salomoni kremtoi një festë përpara Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë Izraeli qe bashkë me të. Me të u bashkua një kuvend i madh njerëzish, të ardhur nga rrethet e Hamathit deri në përruan e Egjiptit, për shtatë ditë dhe për shtatë ditë të tjera, gjithsej për katërmbëdhjetë ditë.

66 Ditën e tetë ai e shpërndau popullin, dhe ata që ishin mbledhur e bekuan mbretin dhe u kthyen në çadrat e tyre të gëzuar dhe me zemër të kënaqur për tëtë të mirat që Zoti u kishte bërë shërbëtorit të tij David dhe Izraelit, popullit të tij.

The Ark Brought to the Temple(A)

Then King Solomon summoned into his presence at Jerusalem the elders of Israel, all the heads of the tribes and the chiefs(B) of the Israelite families, to bring up the ark(C) of the Lord’s covenant from Zion, the City of David.(D) All the Israelites came together to King Solomon at the time of the festival(E) in the month of Ethanim, the seventh month.(F)

When all the elders of Israel had arrived, the priests(G) took up the ark, and they brought up the ark of the Lord and the tent of meeting(H) and all the sacred furnishings in it. The priests and Levites(I) carried them up, and King Solomon and the entire assembly of Israel that had gathered about him were before the ark, sacrificing(J) so many sheep and cattle that they could not be recorded or counted.

The priests then brought the ark of the Lord’s covenant(K) to its place in the inner sanctuary of the temple, the Most Holy Place,(L) and put it beneath the wings of the cherubim.(M) The cherubim spread their wings over the place of the ark and overshadowed(N) the ark and its carrying poles. These poles were so long that their ends could be seen from the Holy Place in front of the inner sanctuary, but not from outside the Holy Place; and they are still there today.(O) There was nothing in the ark except the two stone tablets(P) that Moses had placed in it at Horeb, where the Lord made a covenant with the Israelites after they came out of Egypt.

10 When the priests withdrew from the Holy Place, the cloud(Q) filled the temple of the Lord. 11 And the priests could not perform their service(R) because of the cloud, for the glory(S) of the Lord filled his temple.

12 Then Solomon said, “The Lord has said that he would dwell in a dark cloud;(T) 13 I have indeed built a magnificent temple for you, a place for you to dwell(U) forever.”

14 While the whole assembly of Israel was standing there, the king turned around and blessed(V) them. 15 Then he said:

“Praise be to the Lord,(W) the God of Israel, who with his own hand has fulfilled what he promised with his own mouth to my father David. For he said, 16 ‘Since the day I brought my people Israel out of Egypt,(X) I have not chosen a city in any tribe of Israel to have a temple built so that my Name(Y) might be there, but I have chosen(Z) David(AA) to rule my people Israel.’

17 “My father David had it in his heart(AB) to build a temple(AC) for the Name of the Lord, the God of Israel. 18 But the Lord said to my father David, ‘You did well to have it in your heart to build a temple for my Name. 19 Nevertheless, you(AD) are not the one to build the temple, but your son, your own flesh and blood—he is the one who will build the temple for my Name.’(AE)

20 “The Lord has kept the promise he made: I have succeeded(AF) David my father and now I sit on the throne of Israel, just as the Lord promised, and I have built(AG) the temple for the Name of the Lord, the God of Israel. 21 I have provided a place there for the ark, in which is the covenant of the Lord that he made with our ancestors when he brought them out of Egypt.”

Solomon’s Prayer of Dedication(AH)

22 Then Solomon stood before the altar of the Lord in front of the whole assembly of Israel, spread out his hands(AI) toward heaven 23 and said:

Lord, the God of Israel, there is no God like(AJ) you in heaven above or on earth below—you who keep your covenant of love(AK) with your servants who continue wholeheartedly in your way. 24 You have kept your promise to your servant David my father; with your mouth you have promised and with your hand you have fulfilled it—as it is today.

25 “Now Lord, the God of Israel, keep for your servant David my father the promises(AL) you made to him when you said, ‘You shall never fail to have a successor to sit before me on the throne of Israel, if only your descendants are careful in all they do to walk before me faithfully as you have done.’ 26 And now, God of Israel, let your word that you promised(AM) your servant David my father come true.

27 “But will God really dwell(AN) on earth? The heavens, even the highest heaven,(AO) cannot contain(AP) you. How much less this temple I have built! 28 Yet give attention to your servant’s prayer and his plea for mercy, Lord my God. Hear the cry and the prayer that your servant is praying in your presence this day. 29 May your eyes be open(AQ) toward(AR) this temple night and day, this place of which you said, ‘My Name(AS) shall be there,’ so that you will hear the prayer your servant prays toward this place. 30 Hear the supplication of your servant and of your people Israel when they pray(AT) toward this place. Hear(AU) from heaven, your dwelling place, and when you hear, forgive.(AV)

31 “When anyone wrongs their neighbor and is required to take an oath and they come and swear the oath(AW) before your altar in this temple, 32 then hear from heaven and act. Judge between your servants, condemning the guilty by bringing down on their heads what they have done, and vindicating the innocent by treating them in accordance with their innocence.(AX)

33 “When your people Israel have been defeated(AY) by an enemy because they have sinned(AZ) against you, and when they turn back to you and give praise to your name, praying and making supplication to you in this temple,(BA) 34 then hear from heaven and forgive the sin of your people Israel and bring them back to the land you gave to their ancestors.

35 “When the heavens are shut up and there is no rain(BB) because your people have sinned(BC) against you, and when they pray toward this place and give praise to your name and turn from their sin because you have afflicted them, 36 then hear from heaven and forgive the sin of your servants, your people Israel. Teach(BD) them the right way(BE) to live, and send rain(BF) on the land you gave your people for an inheritance.

37 “When famine(BG) or plague(BH) comes to the land, or blight(BI) or mildew, locusts or grasshoppers,(BJ) or when an enemy besieges them in any of their cities, whatever disaster or disease may come, 38 and when a prayer or plea is made by anyone among your people Israel—being aware of the afflictions of their own hearts, and spreading out their hands(BK) toward this temple— 39 then hear(BL) from heaven, your dwelling place. Forgive(BM) and act; deal with everyone according to all they do, since you know(BN) their hearts (for you alone know every human heart), 40 so that they will fear(BO) you all the time they live in the land(BP) you gave our ancestors.

41 “As for the foreigner(BQ) who does not belong to your people Israel but has come from a distant land because of your name— 42 for they will hear(BR) of your great name and your mighty hand(BS) and your outstretched arm—when they come and pray toward this temple, 43 then hear from heaven, your dwelling place. Do whatever the foreigner asks of you, so that all the peoples of the earth may know(BT) your name and fear(BU) you, as do your own people Israel, and may know that this house I have built bears your Name.(BV)

44 “When your people go to war against their enemies, wherever you send them, and when they pray(BW) to the Lord toward the city you have chosen and the temple I have built for your Name, 45 then hear from heaven their prayer and their plea, and uphold their cause.(BX)

46 “When they sin against you—for there is no one who does not sin(BY)—and you become angry with them and give them over to their enemies, who take them captive(BZ) to their own lands, far away or near; 47 and if they have a change of heart in the land where they are held captive, and repent and plead(CA) with you in the land of their captors and say, ‘We have sinned, we have done wrong, we have acted wickedly’;(CB) 48 and if they turn back(CC) to you with all their heart(CD) and soul in the land of their enemies who took them captive, and pray(CE) to you toward the land you gave their ancestors, toward the city you have chosen and the temple(CF) I have built for your Name;(CG) 49 then from heaven, your dwelling place, hear their prayer and their plea, and uphold their cause. 50 And forgive your people, who have sinned against you; forgive all the offenses they have committed against you, and cause their captors to show them mercy;(CH) 51 for they are your people and your inheritance,(CI) whom you brought out of Egypt, out of that iron-smelting furnace.(CJ)

52 “May your eyes be open(CK) to your servant’s plea and to the plea of your people Israel, and may you listen to them whenever they cry out to you.(CL) 53 For you singled them out from all the nations of the world to be your own inheritance,(CM) just as you declared through your servant Moses when you, Sovereign Lord, brought our ancestors out of Egypt.”

54 When Solomon had finished all these prayers and supplications to the Lord, he rose from before the altar of the Lord, where he had been kneeling with his hands spread out toward heaven. 55 He stood and blessed(CN) the whole assembly of Israel in a loud voice, saying:

56 “Praise be to the Lord, who has given rest(CO) to his people Israel just as he promised. Not one word has failed of all the good promises(CP) he gave through his servant Moses. 57 May the Lord our God be with us as he was with our ancestors; may he never leave us nor forsake(CQ) us. 58 May he turn our hearts(CR) to him, to walk in obedience to him and keep the commands, decrees and laws he gave our ancestors. 59 And may these words of mine, which I have prayed before the Lord, be near to the Lord our God day and night, that he may uphold the cause of his servant and the cause of his people Israel according to each day’s need, 60 so that all the peoples(CS) of the earth may know that the Lord is God and that there is no other.(CT) 61 And may your hearts(CU) be fully committed(CV) to the Lord our God, to live by his decrees and obey his commands, as at this time.”

The Dedication of the Temple(CW)

62 Then the king and all Israel with him offered sacrifices(CX) before the Lord. 63 Solomon offered a sacrifice of fellowship offerings to the Lord: twenty-two thousand cattle and a hundred and twenty thousand sheep and goats. So the king and all the Israelites dedicated(CY) the temple of the Lord.

64 On that same day the king consecrated the middle part of the courtyard in front of the temple of the Lord, and there he offered burnt offerings, grain offerings and the fat(CZ) of the fellowship offerings, because the bronze altar(DA) that stood before the Lord was too small to hold the burnt offerings, the grain offerings and the fat of the fellowship offerings.(DB)

65 So Solomon observed the festival(DC) at that time, and all Israel with him—a vast assembly, people from Lebo Hamath(DD) to the Wadi of Egypt.(DE) They celebrated it before the Lord our God for seven days and seven days more, fourteen days in all. 66 On the following day he sent the people away. They blessed the king and then went home, joyful and glad in heart for all the good(DF) things the Lord had done for his servant David and his people Israel.