Add parallel Print Page Options

25 Zoti i foli Moisiut duke thënë:

"U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.

Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;

stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;

lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;

vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;

gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.

Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.

Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t’iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.

10 Do të bëjnë, pra, një arkë prej druri të akacies, i gjatë dy kubitë e gjysmë, i gjërë një kubit e gjysmë dhe i lartë një kubit e gjysmë.

11 Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t’i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark.

12 Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t’i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër.

13 Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t’i veshësh me ar.

14 Pastaj do t’i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.

15 Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.

16 Dhe në arkë do të vësh Dëshminë që do të të jap.

17 Do të bësh edhe një pajtues prej ari safi; gjatësia e tij do të jetë dy kubitë e gjysmë, dhe gjerësia e tij një kubit e gjysmë.

18 Do të bësh pastaj dy kerubinë prej ari; këta do të punohen me çekiç në të dy skajet e pajtuesit;

19 bëje një kerubin në një nga skajet dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët do t’i bëni prej një cope të vetme me pajtuesin në skajet e tij.

20 Dhe kerubinët do t’i kenë krahët e hapura me drejtim lart, në mënyrë që të mbulojnë pajtuesin me krahët e tyre; do të kenë drejtim nga njëri tjetri, ndërsa fytyrat e kerubinëve do të jenë të kthyera në drejtim të pajtuesit.

21 Do ta vësh pastaj pajtuesin lart, mbi arkën; dhe në arkë do të futësh Dëshminë që do të të jap.

22 Aty unë do të të takoj, nga lart, mbi pajtuesin, midis dy kerubinëve që janë mbi arkën e dëshmisë, do të të njoftoj tërë urdhërat që do të të jap për bijtë e Izraelit.

23 Do të bësh edhe një tryezë prej druri të akacies, e gjatë dy kubitë, e gjërë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.

24 Do ta veshësh me ar safi dhe do t’i bësh rreth e qark një kurorë prej ari.

25 Do t’i bësh rreth e përqark një buzë të lartë një pëllëmbë dore dhe rreth kësaj buze një kurorë prej ari.

26 Do t’i bësh gjithashtu katër unaza ari dhe do t’i vësh unazat në katër qoshet, që ndodhen në katër këmbët e tryezës.

27 Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën.

28 Shufrat do t’i bësh me dru të akacies dhe do t’i veshësh me ar; ato do të shërbejnë për të mbajtur tryezën.

29 Do të përgatisësh edhe pjatat e tij, gotat e tij, kupat e tij dhe filxhanët e tij me të cilët bëhen libacionet; dhe do t’i bësh me ar safi.

30 Dhe do të vësh mbi tryezë bukën e paraqitjes, që do të rrijë vazhdimisht para meje.

31 Do të përgatisësh një shandan prej ari safi; shandani, këmba dhe trungu i tij do të punohen me çekiç; kupat, mollët dhe lulet e tij do të jenë një copë.

32 Nga anët e tij do të dalin gjashtë krahë: tre krahë nga njëra anë e shandanit dhe tre krahë nga ana tjetër e tij;

33 mbi njerin krah do të modelohen tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule, dhe mbi krahun tjetër tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule. Kështu do të veprohet për gjashtë krahët që dalin nga shandani.

34 Në trungun e shandanit do të ketë katër kupa në formë të bajames, me mollët dhe lulet e tyre.

35 Do të ketë një mollë poshtë dy krahëve të parë që dalin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dalin jashtë tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dalin prej shandanit: kështu do të bëhet për të gjashtë krahët që dalin nga shandani.

36 Këto mollë dhe këta krahë, do të përbëjnë tërësinë, shandani do të jetë prej ari safi dhe i punuar me çekiç.

37 Do të bësh edhe shtatë llambat e tij, të cilat duhet të vendosen në mënyrë që të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit.

38 Dhe tërë veglat për të lëvizur qiririn dhe mbajtësin e tij do të jenë prej ari safi.

39 Shandani dhe veglat e tij do të bëhen me një talent prej ari të papërzier.

40 Dhe shiko të bësh çdo gjë simbas modelit që t’u tregua në mal".

Offerings for the Tabernacle(A)

25 The Lord said to Moses, “Tell the Israelites to bring me an offering. You are to receive the offering for me from everyone whose heart prompts(B) them to give. These are the offerings you are to receive from them: gold, silver and bronze; blue, purple and scarlet yarn(C) and fine linen; goat hair; ram skins dyed red and another type of durable leather[a];(D) acacia wood;(E) olive oil(F) for the light; spices for the anointing oil and for the fragrant incense;(G) and onyx stones and other gems to be mounted on the ephod(H) and breastpiece.(I)

“Then have them make a sanctuary(J) for me, and I will dwell(K) among them. Make this tabernacle and all its furnishings exactly like the pattern(L) I will show you.

The Ark(M)

10 “Have them make an ark[b](N) of acacia wood—two and a half cubits long, a cubit and a half wide, and a cubit and a half high.[c] 11 Overlay(O) it with pure gold, both inside and out, and make a gold molding around it. 12 Cast four gold rings for it and fasten them to its four feet, with two rings(P) on one side and two rings on the other. 13 Then make poles of acacia wood and overlay them with gold.(Q) 14 Insert the poles(R) into the rings on the sides of the ark to carry it. 15 The poles are to remain in the rings of this ark; they are not to be removed.(S) 16 Then put in the ark the tablets of the covenant law,(T) which I will give you.

17 “Make an atonement cover(U) of pure gold—two and a half cubits long and a cubit and a half wide. 18 And make two cherubim(V) out of hammered gold at the ends of the cover. 19 Make one cherub on one end and the second cherub on the other; make the cherubim of one piece with the cover, at the two ends. 20 The cherubim(W) are to have their wings spread upward, overshadowing(X) the cover with them. The cherubim are to face each other, looking toward the cover. 21 Place the cover on top of the ark(Y) and put in the ark the tablets of the covenant law(Z) that I will give you. 22 There, above the cover between the two cherubim(AA) that are over the ark of the covenant law, I will meet(AB) with you and give you all my commands for the Israelites.(AC)

The Table(AD)

23 “Make a table(AE) of acacia wood—two cubits long, a cubit wide and a cubit and a half high.[d] 24 Overlay it with pure gold and make a gold molding around it. 25 Also make around it a rim a handbreadth[e] wide and put a gold molding on the rim. 26 Make four gold rings for the table and fasten them to the four corners, where the four legs are. 27 The rings are to be close to the rim to hold the poles used in carrying the table. 28 Make the poles of acacia wood, overlay them with gold(AF) and carry the table with them. 29 And make its plates and dishes of pure gold, as well as its pitchers and bowls for the pouring out of offerings.(AG) 30 Put the bread of the Presence(AH) on this table to be before me at all times.

The Lampstand(AI)

31 “Make a lampstand(AJ) of pure gold. Hammer out its base and shaft, and make its flowerlike cups, buds and blossoms of one piece with them. 32 Six branches are to extend from the sides of the lampstand—three on one side and three on the other. 33 Three cups shaped like almond flowers with buds and blossoms are to be on one branch, three on the next branch, and the same for all six branches extending from the lampstand. 34 And on the lampstand there are to be four cups shaped like almond flowers with buds and blossoms. 35 One bud shall be under the first pair of branches extending from the lampstand, a second bud under the second pair, and a third bud under the third pair—six branches in all. 36 The buds and branches shall all be of one piece with the lampstand, hammered out of pure gold.(AK)

37 “Then make its seven lamps(AL) and set them up on it so that they light the space in front of it. 38 Its wick trimmers and trays(AM) are to be of pure gold. 39 A talent[f] of pure gold is to be used for the lampstand and all these accessories. 40 See that you make them according to the pattern(AN) shown you on the mountain.

Footnotes

  1. Exodus 25:5 Possibly the hides of large aquatic mammals
  2. Exodus 25:10 That is, a chest
  3. Exodus 25:10 That is, about 3 3/4 feet long and 2 1/4 feet wide and high or about 1.1 meters long and 68 centimeters wide and high; similarly in verse 17
  4. Exodus 25:23 That is, about 3 feet long, 1 1/2 feet wide and 2 1/4 feet high or about 90 centimeters long, 45 centimeters wide and 68 centimeters high
  5. Exodus 25:25 That is, about 3 inches or about 7.5 centimeters
  6. Exodus 25:39 That is, about 75 pounds or about 34 kilograms