Add parallel Print Page Options

26 "Do të bësh pastaj tabernakullin me dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur, me fije ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, së bashku me kerubinë të punuar artistikisht.

Gjatësia e çdo pëlhure do të jetë njëzet e tetë kubitë dhe gjerësia e çdo pëlhure katër kubitë; të gjitha pëlhurat do të kenë po atë masë.

Pesë pëlhura do të bashkohen midis tyre dhe pesë pëlhurat e tjera do të bashkohen gjithashtu midis tyre.

Do të bësh sythe ngjyrë vjollce mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë; të njëjtën gjë do të bësh në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë.

Do të bësh pesëdhjetë sythe mbi pëlhurën e parë dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme: këto sythe do të korrespondojnë me njëri-tjetrin.

Dhe do të bësh pesëdhjetë kapëse ari dhe do t’i bashkosh pëlhurat njëra me tjetrën me anë të kapëseve, në mënyrë që tabernakulli të formojë një të tërë.

Do të bësh gjithashtu pëlhurë me lesh dhie, që të shërbejnë si çadër mbi tabernakullin: do të bësh njëmbëdhjetë pëlhura të tilla.

Gjatësia e çdo pëlhure do të jetë tridhjetë kubitë dhe gjerësia e çdo pëlhure katër kubitë; të njëmbëdhjetë pëlhurat do të kenë të gjitha po atë masë.

Do të bashkosh pesë pëlhurat midis tyre, dhe gjashtë të tjerat midis tyre; do ta ripalosësh mbi vetveten pëlhurën e gjashtë në pjesën e përparme të çadrës.

10 Do të bësh gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë dhe pesëdhjetë sythe në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë të pëlhurave.

11 Do të bësh edhe pesëdhjetë kapëse prej bronzi dhe do t’i futësh kapëset në sythet, duke e bashkuar kështu çadrën në mënyrë që të formojnë një të tërë.

12 Nga pjesa që tepron nga pëlhurat e çadrës, gjysma e pëlhurës së tepërt do të bjerë mbi pjesën e poshtme të tabernakullit;

13 dhe kubiti nga një anë dhe kubiti nga ana tjetër që janë të tepërt në gjatësinë e pëlhurave të çadrës, do të bien mbi të dy anët e tabernakullit, njëri nga një krah dhe tjetri në krahun tjetër për ta mbuluar atë.

14 Do të bësh gjithashtu një mbulesë për çadrën me lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, dhe mbi këtë një tjetër mbulesë me lëkura baldose.

15 Do të bësh për tabernakullin disa dërrasa prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.

16 Gjatësia e një dërrase do të jetë dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubitë e gjysëm.

17 Çdo dërrasë do të ketë dy kllapa për të bashkuar një dërrasë me tjetrën; kështu do të veprosh për të gjitha dërrasat e tabernakullit.

18 Do të bësh kështu dërrasat e tabernakullit, njëzet dërrasa për anën jugore.

19 Do të vësh dyzet baza argjendi poshtë njëzet dërrasave: dy baza poshtë secilës dërrasë për të dy kllapat e veta.

20 Do të bësh edhe njëzet dërrasa për krahun e dytë të tabernakullit, për anën e tij veriore,

21 dhe dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.

22 Për krahun e pasmë të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, do të bësh gjashtë dërrasa.

23 Do të bësh edhe dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.

24 Ato do të çiftëzohen poshtë dhe do të bashkohen lart me një unazë. Kështu ka për të ndodhur me të dyja dërrasat, që ndodhen në të dy qoshet.

25 Do të ketë, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza poshtë çdo dërrase.

26 Do të bësh edhe disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërës anë të tabernakullit,

27 pesë traversa për dërrasat e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit.

28 Traversa qëndrore, në mes të dërrasave, do të kalojë nga njëra anë në tjetrën.

29 Do t’i veshësh me ar dërrasat dhe do t’i bësh prej ari unazat e tyre nëpër të cilat do të kalojnë traversat, dhe do t’i veshësh me ar traversat.

30 Do ta ngresh tabernakullin me trajtën e përpiktë që t’u tregua në mal.

31 Do të bësh një vel me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe me li të hollë dhe të përdredhur, të stolisur me kerubinë të punuar artistikisht,

32 dhe do ta varësh në katër shtylla prej akacieje të veshura me ar, me grremçat e tyre të arta të vëna mbi baza argjendi.

33 Do ta varësh velin në kapëset; dhe aty, në anën e brendshme të velit, do të futësh arkën e dëshmisë; veli do t’ju shërbejë si ndarës midis vendit të shenjtë dhe vendit shumë të shenjtë.

34 Pastaj do ta vësh pajtuesin mbi arkën e dëshmisë në vendin shumë të shenjtë.

35 Jashtë velit do të vësh përkundrazi tryezën, ndërsa shandani do të shkojë përballë tryezës në krahun jugor të tabernakullit, dhe do ta vendosësh tryezën në krahun verior.

36 Do të bësh gjithashtu për hyrjen e çadrës një perde me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe prej liri të përdredhur, puna e një qëndistari.

37 Do të bësh gjithashtu pesë shtylla akacieje për perden dhe do t’i veshësh me ar; grremçat e tyre do të jenë prej ari dhe do të shkrish për to pesë baza prej bronzi".

The Tabernacle(A)

26 “Make the tabernacle(B) with ten curtains of finely twisted linen and blue, purple and scarlet yarn, with cherubim(C) woven into them by a skilled worker. All the curtains are to be the same size(D)—twenty-eight cubits long and four cubits wide.[a] Join five of the curtains together, and do the same with the other five. Make loops of blue material along the edge of the end curtain in one set, and do the same with the end curtain in the other set. Make fifty loops on one curtain and fifty loops on the end curtain of the other set, with the loops opposite each other. Then make fifty gold clasps and use them to fasten the curtains together so that the tabernacle is a unit.(E)

“Make curtains of goat hair for the tent over the tabernacle—eleven altogether. All eleven curtains are to be the same size(F)—thirty cubits long and four cubits wide.[b] Join five of the curtains together into one set and the other six into another set. Fold the sixth curtain double at the front of the tent. 10 Make fifty loops along the edge of the end curtain in one set and also along the edge of the end curtain in the other set. 11 Then make fifty bronze clasps and put them in the loops to fasten the tent together as a unit.(G) 12 As for the additional length of the tent curtains, the half curtain that is left over is to hang down at the rear of the tabernacle. 13 The tent curtains will be a cubit[c] longer on both sides; what is left will hang over the sides of the tabernacle so as to cover it. 14 Make for the tent a covering(H) of ram skins dyed red, and over that a covering of the other durable leather.[d](I)

15 “Make upright frames of acacia wood for the tabernacle. 16 Each frame is to be ten cubits long and a cubit and a half wide,[e] 17 with two projections set parallel to each other. Make all the frames of the tabernacle in this way. 18 Make twenty frames for the south side of the tabernacle 19 and make forty silver bases(J) to go under them—two bases for each frame, one under each projection. 20 For the other side, the north side of the tabernacle, make twenty frames 21 and forty silver bases(K)—two under each frame. 22 Make six frames for the far end, that is, the west end of the tabernacle, 23 and make two frames for the corners at the far end. 24 At these two corners they must be double from the bottom all the way to the top and fitted into a single ring; both shall be like that. 25 So there will be eight frames and sixteen silver bases—two under each frame.

26 “Also make crossbars of acacia wood: five for the frames on one side of the tabernacle, 27 five for those on the other side, and five for the frames on the west, at the far end of the tabernacle. 28 The center crossbar is to extend from end to end at the middle of the frames. 29 Overlay the frames with gold and make gold rings to hold the crossbars. Also overlay the crossbars with gold.

30 “Set up the tabernacle(L) according to the plan(M) shown you on the mountain.

31 “Make a curtain(N) of blue, purple and scarlet yarn and finely twisted linen, with cherubim(O) woven into it by a skilled worker. 32 Hang it with gold hooks on four posts of acacia wood overlaid with gold and standing on four silver bases.(P) 33 Hang the curtain from the clasps and place the ark of the covenant law behind the curtain.(Q) The curtain will separate the Holy Place from the Most Holy Place.(R) 34 Put the atonement cover(S) on the ark of the covenant law in the Most Holy Place. 35 Place the table(T) outside the curtain on the north side of the tabernacle and put the lampstand(U) opposite it on the south side.

36 “For the entrance to the tent make a curtain(V) of blue, purple and scarlet yarn and finely twisted linen—the work of an embroiderer.(W) 37 Make gold hooks for this curtain and five posts of acacia wood overlaid with gold. And cast five bronze bases for them.

Footnotes

  1. Exodus 26:2 That is, about 42 feet long and 6 feet wide or about 13 meters long and 1.8 meters wide
  2. Exodus 26:8 That is, about 45 feet long and 6 feet wide or about 13.5 meters long and 1.8 meters wide
  3. Exodus 26:13 That is, about 18 inches or about 45 centimeters
  4. Exodus 26:14 Possibly the hides of large aquatic mammals (see 25:5)
  5. Exodus 26:16 That is, about 15 feet long and 2 1/4 feet wide or about 4.5 meters long and 68 centimeters wide