Add parallel Print Page Options

13 Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit, dhe Zoti i dha në duart e Filistejve për dyzet vjet.

Ishte një njeri nga Tsorahu, prej familjes së Danitëve, që quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte fëmijë.

Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të pjellësh një fëmijë.

Prandaj ruhu se pi verë o pije dehëse, dhe mos ha asnjë gjë të papastër.

Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një Nazireo kushtuar Perëndisë që në barkun e nënes së tij; ai do të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e Filistejve".

Atëherë gruaja shkoi t’i thotë bashkëshortit të saj: "Një njeri i Perëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Perëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;

por më tha: "Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij"".

Atëherë Manoahu iu lut me të madhe Zotit dhe i tha: "O Zot, të lutem që njeriu i Perëndisë i dërguar prej teje të kthehet përsëri pranë nesh dhe të na mësojë se çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që ka për të lindur".

Perëndia e dëgjoi zërin e Manoahut; dhe Engjëlli i Perëndisë u kthye përsëri te gruaja, ndërsa ajo ndodhej në arë, por burri i saj Manoah nuk ishte me të.

10 Dhe gruaja me të shpejtë shkoi të informojë bashkëshortin e saj dhe i tha: "Ja, m’u shfaq ai burrë, që erdhi tek unë pardje".

11 Atëherë Manoahu u ngrit dhe ndoqi gruan e tij dhe, kur arritën tek ai njeri, i tha: "Ti je ai njeri që i foli kësaj gruaje?". Ai u përgjegj: "Jam unë".

12 Por Manoahu tha: "Kur të realizohet fjala jote, cili duhet të jetë stili i jetës së djalit dhe ç’duhet të bëjë?".

13 Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut: "Gruaja duhet të ketë kujdes për të gjitha ato që i thashë.

14 Të mos hajë asnjë nga prodhimet e rrushit, të mos pijë verë a pije dehëse, dhe të mos hajë asnjë gjë të papastër; të ketë parasysh të gjitha porositë që i kam urdhëruar".

15 Atëherë Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Na lejo të të mbajmë dhe të të përgatisim një kec!".

16 Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut me këto fjalë: "Edhe sikur të më mbash nuk do ta ha ushqimin tënd; por në rast se ti dëshiron të bësh një olokaust, ofroja Zotit". (Manoahu nuk e dinte se ai ishte Engjëlli i Zotit).

17 Pastaj Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Cili është emri yt që të realizohen fjalët e tua, ne të kemi mundësi të të nderojmë?".

18 Engjëlli i Zotit iu përgjegj: "Pse vallë kërkon të mësosh emrin tim? Ai është i mrekullueshëm".

19 Kështu Manoahu mori kecin dhe blatimin e ushqimit dhe ia ofroi Zotit mbi gurin. Atëherë Engjëlli bëri një mrekulli, ndërsa Manoahu dhe e shoqja shikonin;

20 ashtu si flaka ngjitej nga altari në qiell, Engjëlli i Zotit u ngjit me flakën e altarit. Duke parë këtë, Manoahu bashkë me gruan e tij ranë përmbys për tokë.

21 Engjëlli i Zotit nuk iu shfaq më as Manoahut, as bashkëshortes së tij. Atëherë Manoahu kuptoi se ai ishte Engjëlli i Zotit.

22 Manoahu i tha pastaj bashkëshortes së tij: "Ne me siguri do të vdesim, sepse pamë Perëndinë".

23 Por e shoqja i tha: "Po të kishte dashur me të vërtetë vdekjen tonë, Zoti nuk do të kishte pranuar nga duart tona olokaustin dhe blatimin e ushqimit, as do të na kishte treguar tërë këto gjëra, dhe tani nuk do të bënte që të dëgjonim gjëra si këto".

24 Pastaj gruaja lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Sanson. Fëmija u rrit dhe Zoti e bekoi.

25 Fryma e Zotit filloi të lëvizë mbi të në kampin e Danit, midis Tsorahut dhe Eshtaolit.

The Birth of Samson

13 Again the Israelites did evil in the eyes of the Lord, so the Lord delivered them into the hands of the Philistines(A) for forty years.(B)

A certain man of Zorah,(C) named Manoah,(D) from the clan of the Danites,(E) had a wife who was childless,(F) unable to give birth. The angel of the Lord(G) appeared to her(H) and said, “You are barren and childless, but you are going to become pregnant and give birth to a son.(I) Now see to it that you drink no wine or other fermented drink(J) and that you do not eat anything unclean.(K) You will become pregnant and have a son(L) whose head is never to be touched by a razor(M) because the boy is to be a Nazirite,(N) dedicated to God from the womb. He will take the lead(O) in delivering Israel from the hands of the Philistines.”

Then the woman went to her husband and told him, “A man of God(P) came to me. He looked like an angel of God,(Q) very awesome.(R) I didn’t ask him where he came from, and he didn’t tell me his name. But he said to me, ‘You will become pregnant and have a son. Now then, drink no wine(S) or other fermented drink(T) and do not eat anything unclean, because the boy will be a Nazirite of God from the womb until the day of his death.(U)’”

Then Manoah(V) prayed to the Lord: “Pardon your servant, Lord. I beg you to let the man of God(W) you sent to us come again to teach us how to bring up the boy who is to be born.”

God heard Manoah, and the angel of God came again to the woman while she was out in the field; but her husband Manoah was not with her. 10 The woman hurried to tell her husband, “He’s here! The man who appeared to me(X) the other day!”

11 Manoah got up and followed his wife. When he came to the man, he said, “Are you the man who talked to my wife?”

“I am,” he said.

12 So Manoah asked him, “When your words are fulfilled, what is to be the rule that governs the boy’s life and work?”

13 The angel of the Lord answered, “Your wife must do all that I have told her. 14 She must not eat anything that comes from the grapevine, nor drink any wine or other fermented drink(Y) nor eat anything unclean.(Z) She must do everything I have commanded her.”

15 Manoah said to the angel of the Lord, “We would like you to stay until we prepare a young goat(AA) for you.”

16 The angel of the Lord replied, “Even though you detain me, I will not eat any of your food. But if you prepare a burnt offering,(AB) offer it to the Lord.” (Manoah did not realize(AC) that it was the angel of the Lord.)

17 Then Manoah inquired of the angel of the Lord, “What is your name,(AD) so that we may honor you when your word comes true?”

18 He replied, “Why do you ask my name?(AE) It is beyond understanding.[a] 19 Then Manoah took a young goat, together with the grain offering, and sacrificed it on a rock(AF) to the Lord. And the Lord did an amazing thing while Manoah and his wife watched: 20 As the flame(AG) blazed up from the altar toward heaven, the angel of the Lord ascended in the flame. Seeing this, Manoah and his wife fell with their faces to the ground.(AH) 21 When the angel of the Lord did not show himself again to Manoah and his wife, Manoah realized(AI) that it was the angel of the Lord.

22 “We are doomed(AJ) to die!” he said to his wife. “We have seen(AK) God!”

23 But his wife answered, “If the Lord had meant to kill us, he would not have accepted a burnt offering and grain offering from our hands, nor shown us all these things or now told us this.”(AL)

24 The woman gave birth to a boy and named him Samson.(AM) He grew(AN) and the Lord blessed him,(AO) 25 and the Spirit of the Lord began to stir(AP) him while he was in Mahaneh Dan,(AQ) between Zorah and Eshtaol.

Footnotes

  1. Judges 13:18 Or is wonderful